Dhurohen 24 mjete të reja për policinë kufitare të Maqedonisë

PUBLIKUAR

Policia Kufitare-Maqedoni sot ka marrë një donacion prej 24 automjeteve të reja nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (ONM) e cila do të forcojë kapacitetet e veta në trajtimin e krizës së refugjatëve dhe Migracionit. Vlera e përgjithshme e donacionit është rreth 700 mijë euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Brendshëm Dimitar Çavkov, i cili së bashku me Zëvendës Ministrin Agim Nuhiu dhe Drejtorisë për Siguri Publike, Gorançe Savovski të cilët morën pjesë në dorëzimin e donacionit, dhe tha se ai do të vazhdojë të forcojë personelin me materiale-teknike si dhe bashkëpunim me organizatat dhe OJQ-të ndërkombëtare.

Çavkov bëri të ditur se presin mjete materiale dhe teknike nga BE-ja dhe Republika Çeke për Policinë Kufitare, ku do të ketë të rreth 100 automjete për qëllime të ndryshme.

Sipas Sonja Bozhinovska, kreu i zyrës së ONM-it në Republikën e Maqedonisë, këto mjete do të kontribuojnë dukshëm në forcimin e kapaciteteve të policisë kufitare që kanë të bëjnë me situatën komplekse të migracionit

SHIKO MË SHUMË

Rriten shpenzimet e Qeverisë në tre mujorin e dytë, të hyrat mbeten pothuajse të njëjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë...

Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë,...

Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

Sot rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare...