Turqi, shkarkohen nga Ministria e Jashtme 88 punonjës

PUBLIKUAR

Turqia ka larguar nga puna 88 punonjës të ministrisë së jashtme, ka bërë të ditur sot Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu.

Ai e ka cilësuar këtë masë si të fundit në serinë e spastrimeve të përkrahësve të klerikut Fetullah Gulen, i akuzuar për organizimin e grusht shtetit.

Autoritetet turke kanë pezulluar ose vendosur nën hetim dhjetëra mijëra punonjës të institucioneve shtetërore, duke përfshirë ministritë, forcat e armatosura dhe strukturat arsimore, transmeton syri.

Nga ana tjetër Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag, tha se sot se ka të dhëna të sigurta se Fethullah Gulen ka ndërmend të largohet nga streha e tij në Pensivali, dhe mund të largohet për në Australi, Meksikë, Kanada, Afrikën e Jugut apo Egjipt

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...