Grabitje nën kërcënimin e armëve

PUBLIKUAR

Një person ka raportuar se nën kërcënimin e armës i janë marrë dokumentet personale dhe një celular.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Davidovc të Shtimes  rreth orës 14:00 të së mërkurës, ku viktima  ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturën e tij, persona të panjohur nën kërcënim të armës i kanë grabitur dokumente personale dhe një celular.

Sipas tij të dyshuarit duke shtënë me armë zjarri në ajër janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

SHIKO MË SHUMË

Rriten shpenzimet e Qeverisë në tre mujorin e dytë, të hyrat mbeten pothuajse të njëjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë...

Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë,...

Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

Sot rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare...