Axhiev: Gjykata Administrative e pengon punën e Komisionit për Lustrim

PUBLIKUAR

I pari i komisionit për Lustrim, Tome Axhiev e ka akuzuar Gjykatën Administrative për pengim të punës së Komisionit për Lustrim, pasi siç thotë ai, ka shkatërruar 17 vendime për lustrim të lëshuara nga ky komision, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Vetëm gjatë muajit të kaluar, kemi pranuar 17 vendime të cilat janë kthyer prapë nga Gjykata Administrative. Këto vendime ne kanë pritur një vit në këtë gjykatë dhe i kanë mbajtur nëpër syrtare. Sipas gjitha gjasave njejtë do të trajtohen edhe 40 vendime tjera që i kemi dërguar në këtë gjykatë” thotë Tome Axhiev, i pari i komisionit për Lustrim.

Përndryshe, ky komision deri tani ka propozuar rreth 200 vendime për njerëz që duhet të largohen nga vendet vendimarrëse pasi dyshohen se kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete të vendeve tjera dhe nga ish-Jugosllavia.

SHIKO MË SHUMË

Rriten shpenzimet e Qeverisë në tre mujorin e dytë, të hyrat mbeten pothuajse të njëjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë...

Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë,...

Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

Sot rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare...