Adoleshenti me revole lodër rrezikoi të qëllohet nga policët (Video)

PUBLIKUAR

Adoleshenti që po e bartte një revole lodër gati e ka pësuar keq nga policët, të cilët e kanë ndaluar dhe ia kanë drejtuar armët.

Djaloshi 16-vjeçar ishte raportuar në Policia nga një qytetar, pasi është parë duke e mbajtur ‘armën’ në pjesën e pasme të pantallonave, transmeton Telegrafi.

Atij dhe mikut të vet, i janë vënë pas dy policë që po patrullonin në afërsi dhe iu kanë kërkuar të ndalojnë. Për fat të mirë, ai e ka hedhur menjëherë armën, dhe është dorëzuar pa rezistencë.

Me ligjet britanike, bartja e revoleve lodër apo objekteve që imitojnë armët përbën rrezik dhe personi që është duke i bartur, mund të qëllohet nga mbrojtësit e rendit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...