Policia gjermane: Nuk ka pasur mjet shpërthyes afër qendrës së emigrantëve, nuk ka të lënduar

PUBLIKUAR

Policia bavariane përmes një mesazhi në Twitter e ka mohuar se ndonjë mjet shpërthyes është përdorur në një shpërthim sot afër një qendre emigrantësh në qytetin Zirndorf, afër Nuremberg, si dhe ka njoftuar se nuk ka të lënduar.

“Forcat janë ën teren. Nuk ekziston rrezik kritik në zonën përreth,” policia shkroi në Twitter.

Më herët u raportua nga transmetuesi gjerman “Bayerischer Rundfunk” se një valixhe e mbushur me bombola të vogla gazi kishte shpërthyer Zirndorf./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...