Ka ndërruar jetë 22 vjeçari që u përplas me ish-truprojën e Gruevskit

PUBLIKUAR

Ka ndërruar jetë djaloshi i cili me motorin e tij të llojit “Honda” mbrëmë kishte pësuar aksident trafiku në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke u përplasur me një veturë të llojit “BMW”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas portalit Skopje.info, edhe përkundër përpjekjeve që kanë bërë mjekët, djaloshi 22 vjeçar me iniciale S.A. nuk pamundur tu përballojë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Sipas të dhënave të policisë, aksidenti ka ndodhur 40 minuta pas mesnate në rrugën “Boris Trajkovski”. Fillimisht mediumet maqedonase, e pastaj edhe ato në gjuhën shqipe kanë informuar se vozitës i automjetit me të cilin është përplasur djaloshi tashmë i ndjerë, ka qenë ish truproja e Nikolla Gruevskit, Dejan Mitrovski-Urko.

Ky informacion përputhet edhe me informacionin e policisë, ku thuhet se BMW-ja është drejtuar nga personi D.M. 43 vjeçar

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...