Napoli fiton në çastet e fundit

PUBLIKUAR

Napoli-Juve

Jonathan de Guzman ka shënuar gol në çastet e fundit të ndeshjes së tij debutuese, për të ndihmuar Napolin të nxjerrë fitore në udhëtim te Genoa.

Napolitanët, që këtë sezon janë pa dyshen shqiptare Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami, kaluan herët në epërsi me Jose Maria Callejon pas vetëm tre minutash lojë.

Por ata e humbën atë në fund të pjesës së parë kur Maricio Pinilla barazoi rezultatin në 1-1.

Sfida ishte e baraspeshuar deri në fund të takimit, kur derisa të gjithë pritnin ndarje të pikëve, Guzman shënoi për të marrë tre pikët për Napolin.

Nga ndeshjet tjera në javën e parë të Serie A, Udinese ka fituar më bindshëm duke mposhtur si nikoqir Empolin me rezultat 2-0. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...