Armë në vlerë prej më shumë se 1 miliard euro janë dërguar në Lindje të Mesme nga vendet e Ballkanit

PUBLIKUAR

Vendet e Evropës Lindore e kanë aprovuar shitjen e kujdesshme e armëve në vlerë prej më shumë se 1 miliard euro gjatë katër viteve të fundit tek shtetet e Lindjes së Mesme të cilat janë të njohura për dërgimin e armëve në Siri, sipas një hetimi të fundit.

Mijëra pushkë, siç janë AK-47, mortaja e predha, raketahedhëse, armë kundër tankeve dhe mitraloz po dërgohen përmes një tubacioni të ri të armëve nga Ballkani në gadishullin arab dhe vendet kufitare me Sirinë, shkruan The Guardian, përcjell Express.

Dyshimi qëndron në atë se shumica e armatimit po dërgohet në Siri, duke ushqyer luftën civile pesë vjeçare, sipas një ekipi të reporterëve nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN dhe Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP).Të dhënat e eksportimit të armëve, raportet e OKB-së, dhe kontratat e armëve të ekzaminuara gjatë hetimit një vjeçar zbulojnë se si municioni është dërguar në lindje përmes Bosnjës, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Malit të Zi, Sllovakisë, Serbisë dhe Rumanisë.

Që nga përshkallëzimi i konfliktit në Siri në vitin 2012, këto tetë vende e kanë aprovuar eksportimin e armëve dhe municionit në vlerë prej 1.2 miliard euro në Arabinë Saudite, Jordani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia – të cilat janë tregje të rëndësishme të armëve për Sirinë dhe Jemenin./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...