Channel 5 shlyen nga interneti episodin e filmit të vizatuar, ku shkelet Kurani (Video)

PUBLIKUAR

Episodi i filmit të vizatuar “Fireman Sam” është shlyer nga interneti, për shkak të një skene ku shihet se si një karakter i këtij filmi të vizatuar shkel mbi Kuranin.

Episodi i titulluar “Troubled Waters”, për herë të parë është transmetuar në shtator të vitit 2014 në televizionin Channel 5, kurse ky lëshim është vërejtur tek tani, transmeton Telegrafi.

Produksioni Matels, ka kërkuar falje publike lidhur me këtë skenë, duke shtuar se thellësisht beson se nuk bëhet fjalë për ndonjë veprim dashakeq.

“Ka qenë një detaj i pakontrolluar nga ana e produksionit. Kërkojmë falje për çdo shqetësim dhe fyerje të shkaktuar pa dashje”, thuhet në një komunikatë të produksionit Matels, të cilët janë zotuar se nuk do të bashkëpunojnë më me studion e animacionit që është përgjegjës për atë gabim.

Me të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, produksioni menjëherë e ka shlyer nga interneti episodin për të cilin thonë se kurrë më nuk do ta transmetojnë.

Një zyrtar i lartë i Matels, ka pranuar se janë duke kontrolluar në hollësi çdo episod të këtij filmi të vizatuar, me qëllim që të mos përsëritet gabimi siç ishte ai me Kuranin.

SHIKO MË SHUMË

Rriten shpenzimet e Qeverisë në tre mujorin e dytë, të hyrat mbeten pothuajse të njëjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë...

Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë,...

Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

Sot rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare...