Kryeministri hungarez: Emigrantët janë helm, s’na duhen

PUBLIKUAR

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e ka përshkruar si helm ardhjen e azil kërkuesve në Evropë, duke thënë se vendi i tij nuk dëshiron dhe nuk ka nevojë për as edhe një emigrant të vetëm.

Gjersa vrasja e një prifti në Normandy të Francës ishte e fundit në një varg sulmesh të dhunshme që po tronditin Evropën këtë verë, Orban ka ushqyer frika ndaj Lindjes së Mesme dhe emigrantëve afrikanë, si dhe i ka thurur lëvdata planeve të Donald Trumpit për politikën e jashtme të ShBA-së, shkruan e përditshmja më e madhe britanike, The Guardian, përcjell Express.

“Hungaria nuk ka nevojë për as edhe një emigrant të vetëm që ekonomia e saj të funksionojë, apo që popullata ta mbajë veten gjallë, apo që vendi të ketë një të ardhme,” tha ai në një konferencë të përbashkët për media me kancelarin austriak, Christian Kem, në Budapest.

“Prandaj politika e përbashkët për emigracionin evropian nuk është e nevojshme: kushdo që ka nevojë për emigrantë, le t’i marrë ata, ama mos na detyroni neve t’i marrim ata, ne s’kemi nevojë për ta,” tha Orban.

Lideri popullist ka shtuar se “çdo emigrant përbën rrezik terrori, si dhe ndaj sigurisë publike.”

“Për neve, emigracioni nuk është zgjidhje por problem… s’është ilaç, por helm, s’kemi nevojë për të dhe s’do ta kapërdijmë,” përfundoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Rriten shpenzimet e Qeverisë në tre mujorin e dytë, të hyrat mbeten pothuajse të njëjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë...

Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë,...

Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

Sot rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare...