Opozita kundër seancës parlamentare të enjten

PUBLIKUAR

Nismën e Partisë Socialiste për të miratuar ligjin e vetingut të enjten, opozita e konsideron një provokim.

Gjatë një interviste për Abcnews, deputeti Oerd Bylykbashi tha se socialistët po kërkojnë konflikt me thirrjen që i bëjnë Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe seancën parlamentare të enjten.

Bylykbashi shpjegoi se ndryshimet kushtetuese që u miratuan me 140 vota duhet të botohen më parë në Fletoren Zyrtare. Më pas duhet të kalojnë 15 ditë që ato të hyjnë në fuqi. “Më herët, nuk mund të shqyrtohen ligje që nuk kanë bazë kushtetuese”, u shpreh deputeti demokrat.

“LSI nuk do t’i bashkohet socialistëve në këto procedura”, tha Bylykbashi, gjatë intervistës në Abcnews.

SHIKO MË SHUMË

Rriten shpenzimet e Qeverisë në tre mujorin e dytë, të hyrat mbeten pothuajse të njëjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë...

Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë,...

Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

Sot rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare...