Llokvenec: Fëmijët tanë janë në pyetje, si do tu kthehen paratë? (Video)

PUBLIKUAR

Hari Llokvenec dje në Kuvend debatoi për buxhetin e propozuar të ribalancuar nga ana e Qeverisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë i mbajnë mend deklaratat e paraardhësit tuaj, kur për Euro-obligacionin e tretë kur tha se do të përdoret për të shlyer borxhin nga viti 2005. Një vit më pas, 2015, e njëjta arsye u dha për të marrë një Euro-obligacion. Arsyeja për këtë vit u tha se fondet do të përdoren për të mbuluar deficitin buxhetor në vitin 2015 dhe 2016. Kuriozitet në gjithë deklaratën ishte që garanton mbulimin e plotë të deficitit buxhetor në vitin 2016. Dhe çfarë ndodhi? Në vitin 2016 ne kemi një huamarrje të re prej 450 milionë euro. Sa kohë do të vazhdojë kjo? Funksionimi normal i shtetit është nëpye. Ky vend pa kreditim nuk mund të funksionojë. Pra, sot, pavarësisht Euro-obligacionit jemi të detyruar për 9.26 milion euro në tregun e brendshëm!

Fëmijët tanë janë në pyetje. Si do të kthehen këto para?! Kur flasim për Euro-obligacionin si pjesë përbërëse e këtij ribalancimi, gjëja kryesore është se ajo e kishte shkelur procedurën. Ministrat Minoski si “financier i lartë”, për shkak se ju konfirmoni se është zvogëluar papunësia, përgjigjuni si është e mundur shkurtime “enorme” në papunësi dhe një vrime më e madhe, huamarrje e Fondit për pensionet? Nëse t’i do të përgjigjesh, si vendi do të fitojë për herë të parë çmimin Nobel. Është e pamundur, ju i gënjeni njerëzit!”, tha Lokvenec. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rriten shpenzimet e Qeverisë në tre mujorin e dytë, të hyrat mbeten pothuajse të njëjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë...

Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë,...

Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

Sot rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare...