Ancelotti: Bayerni nuk ka nevojë për përforcime

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti, trajneri i Bayern Munichut, ka zbuluar se kampioni i Gjermanisë nuk do të transferoj më lojtarë në këtë afat kalimtar

Tifozët e Bayern Munichut kanë marrë një lajm të keq nga trajneri i tyre, Carlo Ancelotti. Ky i fundit ka zbuluar se kampioni i Gjermanisë nuk do të transferoj më lojtarë në këtë afat kalimtar, pavarësisht largimit të Mario Gotzes dhe Sebastian Rodes.

“Unë mendoj se ne kemi të mbuluara në të gjitha pozitat dhe ne nuk kemi nevojë të blejmë ndonjë lojtar”, ka thënë Ancelotti në një konferencë për media.

“Unë jam shumë i lumtur me skuadrën. Ne nuk kemi nevojë për të blerë një lojtar tjetër, sepse unë mendoj se ne jemi një skuadër e mirë”, ka theksuar ai.

Bayerni gjatë kësaj vere e ka blerë Renato Sanchezin nga Benfica dhe Mats Hummelsin nga Borussia Dortmund. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...