Francesco Totti e ka quajtur katastrofë transferimin e Gonzalo Higuainit në Juventus
Legjenda e Romës, Francesco Totti ka kritikuar transferimin e Gonzalo Higuainit nga Napoli në Juventus për 94 milionë euro.
Ai tha se lojtarët sot nuk po luajnë me zemër, por po vrapojnë pas titujve dhe parave.
“Futbollistët sot po vrapojnë pas parave, jo pas zemrës. Jo shumë sportistë sot ndjekin zemrën. Ata vendosin të transferohen atje ku mund të fitojnë tituj dhe më shumë para”, tha Totti për La Gazzetta dello Sport.
“Shikojeni transferimin e Gonzalo Higuainit nga Napoli në Juventus. Kjo është katastrofë. Por kjo mund të jetë normale për lojtarët që nuk janë italian. Ata kalojnë të një tjetër skuadër dhe fitojnë më shumë para”. /Express/


