Studimi: Qytetarët turq besojnë se Gulen qëndron prapa tentim puçit, disa e fajësojnë Amerikën

PUBLIKUAR

Gati dy të tretat e qytetarëve në Turqi besojnë se kleriku mysliman që jeton në ShBA, Fethullah Gulen, qëndron para tentim puçit të dështuar në Turqi, sipas një studimi të kryer nga Andy-Ar.

Ndërkohë, presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, thotë se Gulen, i cili ka shumë përkrahës në Turqi, ka qenë truri i organizimit të puçit.

Erdogan ka akuzuar për një kohë të gjatë dikur aleatin e tij për ndërtimin e një rrjeti brenda ushtrisë, policisë, gjyqësorit, shërbimeve civile, arsimit dhe medias me qellim që të kontrollojë shtetin, shkruan Reuters, përcjell Express.

Studimi i Andy-Ar ka gjetur se 64.4% e të anketuarve besojnë se Gulen qëndron prapa tentim puçit, ndërsa 3.8% e fajësojnë ShBA-në për këtë.

Rreth 3.6% i fajësojnë fuqitë e huaja dhe 2.2%  e fajësojnë vetë presidentin Erdogan.

Studimi është kryer përmes intervistave telefonike me 1.496 njerëz më 19 korrik, Andy-Ar ka thënë./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...