“Hazard mund të bëhet si Messi’

PUBLIKUAR

Pedro ka lavdëruar Eden Hazardin, për të cilin ka thënë se mund të bëhet si Leo Messi

Sulmuesi spanjoll, Pedro ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij Eden Hazard, për të cilin ka thënë se ka potencial për t’u bërë si Leo Messi.

Ai tha se Hazard ëshët i ri dhe se mund të përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen.

“Kur flitni për Messin, për të cilin besoj se është më i miri në botë, është diçka tjetër. Por, Hazard është shumë, shumë lojtar i mirë dhe ka teknikë të jashtëzakonshme. Ai po ashtu mund të përmirësohet dhe të bëhet një nga më të mirët”, tha Pedro për Standard Sport.

“Gjithmonë është e vështirë të krahasosh një lojtar me Messin, por Eden i ka të gjitha kualitetet për ta bërë atë”. /Express/

=

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...