Fatmir Limaj shokohet nga kërkesa e Ambasadës Turke

PUBLIKUAR

Pas lajmit të publikuar nga agjencia Britanike Reuters se më 20 korrik, ambasada turke në Prishtinë i dërgoi një letër ministrisë së Jashtme të Kosovës, duke i bërë thirrje që të ndërmarrë veprim për komentet e gazetarëve, duke cituar dhe analistin e njohur Berat Buzhalën ka reaguar edhe Kryetari i NISMA Fatmir Limaj duke kërkuar nga qeveria e Kosovës ti japë përgjigje Ambasadës Turke. Ai tregon se është shokuar nga ky lajm.

Ja postimi i plotë i Limaj në Facebook

Lajm shokues dhe veprim i papresedant, nëse është i vërtet.!

Në disa media vendore dhe ndërkombëtarë është publikuar lajmi se Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndjekje ligjore për gazetarin Berat Buzhala, për shkak të komenteve dhe analizave të tij rreth zhvillimeve të fundit në Turqi.

Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të deklarohet se a është i vërtet ky lajm dhe kjo kërkesë e Ambasadës Turke dhe poashtu kërkoj që Qeveria jonë sa më parë të tregoj se cila ka qenë përgjegja e Kosovës në raport me këtë kërkesë.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...