Imri Ahmeti uron nxënësit dhe mësimdhënësit lipjanas, për fillimin e vitit shkollor 2014/2015

PUBLIKUAR

10615999_838735396138274_5030823864151491104_n

Me rastin e fillimit të vitit shkollor 2014/2015, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, uron gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Lipjan.

“ Uroj një vit të mbarë dhe të suksesshëm për mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, uroj me pozitivitet të plotë dhe përkushtim të vazhdueshëm këtë fillimvit, drejt realizimit të objektivave tona arsimore, si baza më e fuqishme e përkushtimit tonë ” , është shprehur kryetari Ahmeti.

Kryetari Ahmeti, po ashtu ka theksuar se është bë përpjekje e vazhdueshme që shkalla e arsimit të shtoi progres në Komunën e Lipjanit. Ai në këtë rast, ka falënderuar edhe Drejtorinë e Arsimit për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm që po bën.

“ Janë bërë dhe po bëhen çdo ditë angazhime për investime shtesë të domosdoshme në mënyrë që të ngritët niveli dhe cilësia e kuadrit profesional, në mënyrë që të shtohet sukses i nxënësve në shkollat tona”, ka thënë Ahmeti, derisa po uronte nxënësit dhe mësimdhënësit lipjanas.

SHIKO MË SHUMË

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...