Pengmarrësit ia prenë fytin priftit, para se të qëlloheshin për vdekje nga policia franceze (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Sipas medieve franceze, dy burrat e armatosur me thika të cilët kanë marrë peng dy murgesha dhe një prift në një kishë në pjesën veriore të Francës, ia kanë prerë fytin priftit, shkruan The Sun.

Gjithashtu raportohet se pasi këtij akti, forcat speciale të policisë franceze kanë qëlluar për vdekje dy pengmarrësit, të cilët kishin terrorizuar qytetin Rouvray afër Rouen, transmeton Telegrafi.

2

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet emergjente, ndërsa fotoreporterët kanë arritur të fotografojnë një person të lënduar duke u futur në auto ambulancë.

Sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar disa të shtëna armësh, derisa kordoni i policisë vazhdimisht po mban larg vendit të ngjarjes civilët të cilët nga kureshtja po afrohen pranë veturave të policisë.

3

Raportohet se presidenti francez, Francois Hollande është nisur me aeroplan për në Saint-Etienne-du-Rouvratry në Normandie, ku edhe ka ndodhur pengmarrja e përgjakshme.

Ky është incidenti i fundit që ka ndodhur në Francë, pas masakrës së përgjakshme në Nice ku një terrorist shtypi me kamion qindra persona në ditën kur po festohej dita e Bastille. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rriten shpenzimet e Qeverisë në tre mujorin e dytë, të hyrat mbeten pothuajse të njëjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë...

Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë,...

Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

Sot rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare...