Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjet e viktimave që humbën jetën në sulmin e armatosur në Munih të Gjermanisë.
“Ne si shoqëri dhe shtet duhet të jemi më shumë se kurrë të bashkuar dhe të vendosur t’i mbrojmë liritë dhe vlerat tona kombëtare dhe civilizuese, dhe të jemi pjesë e luftës së përbashkët ndaj së keqes dhe terrorit që po na sulmon të gjithëve, pa përjashtim.” e përfundon Haradinaj mesazhin e tij.


