Ramë Buja, uron të gjithë nxënësit, për vitin e ri shkollor

PUBLIKUAR

download

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/2015, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, uron të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

Në urim thuhet:

Të dashur nxënës,
Mësimdhënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar,
Të respektuar prindër!

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, më lejoni t’ ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë nxënësve, për këtë ditë të rëndësishme, e cila shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur.

Po ashtu, uroj të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm.

Shkolla shqipe ka njohur vite të rënda të punës së saj në të kaluarën dhe ishit Ju mësimdhënësit ata që i dhatë më së shumti, duke e mbajtur gjallë, rimëkëmbur dhe zhvilluar. Andaj, ne do të përkulemi gjithnjë dhe do t’u jemi mirënjohës të gjithë mësimdhënësve për kontributin që dhanë në edukimin dhe zhvillimin e shoqërisë.

Të dashur nxënës,

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë dhe besojmë se ky vit shkollor do të jetë i suksesshëm.

Me dëshirën që suksesi të mos ju mungojë asnjëherë dhe që të kenë shëndetin e mirë, uroj veçanërisht ata nxënës, të cilët këtë vit për herë të parë fillojnë rrugën e dijes.

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...