Zhernovski sot përsëri në PSP do të jep deklaratë për ‘Shkupi 2014’

PUBLIKUAR

Kryetari i Qendrës Andrej Zhernovski sot në Prokurorinë Speciale Publike do të jep dëshmi në lidhje me projektet në PDU “Unaza e vogël”. DUP mbulon zonën në qendër të qytetit ku janë të vendosura monumentet dhe ndërtesat e projektit qeveritar “Shkupi 2014”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga komuna Qendër nga ana tjetër kanë theksuar se tërë dokumentet dhe raportet e revizionit për keqpërdorime dhe shkelje ligjore për këtë projekt i ishin dërguar Prokurorisë Publike që para tre viteve, por ky institucion që atëherë siç thuhet ka heshtur dhe nuk e kishte proceduar rastin.

Dragan Malinovski anëtar i komisionit për revizionin e projektit “Shkupi 2014” për TV21 ka deklaruar se janë bërë shumë parregullsi. Ai ka thënë se Komuna Qendër ka pësuar dëm prej 8 milion eurove. Ndërsa sipas një hulumtimit të realizuar “Shkupi 2014 nën thjerrëz” nga rrjeti hulumtues BIRN, bazuar në dokumente zyrtare, ky projekt deri tani ka kushtuar mbi 630 milionë euro, edhe pse me promovimin e tij në vitin 2010 ishin planifikuar mbi 80 milionë euro.

SHIKO MË SHUMË

Rriten shpenzimet e Qeverisë në tre mujorin e dytë, të hyrat mbeten pothuajse të njëjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë...

Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë,...

Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

Sot rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare...