Babai i Diamantit: Personat që kryejnë sulme të tilla nuk kanë asnjë fe, janë vetëm kriminelë

PUBLIKUAR

Naim Zabërgja, babai i të riut Diamant Zabërgja që ka humbur jetën në sulmin vetëvrasës në Mynih të Gjermanisë ka qenë pjesë e një lidhje direkte në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka treguar për momentin e fundit që ka kaluar me të birin tashmë të ndjerë.

“Kemi planifikuar që të vijmë pas një jave së bashku por ja që ndodhi ky rast dhe nuk erdhëm së bashku”.

“Momentin e fundit e kam parë një ditë më herët, ai ka shkuar tek motra e tij e cila banon në afërsi të vendit ku ka ndodhur sulmi”.

Zabërgja ka treguar edhe se si ka ndodhur momenti tragjik ku i biri i tij ka ndërruar jetë,.

“Rreth orës 18:00 ka dalë me një shok të tij gjerman tek qendra tregtare,ata kanë marrë nga një pije dhe kanë dalë jashtë dyqanit, ku dorasi ka qenë në afërsi dhe ka shtënë tek ata”.

“Shoku i tij ka arritur të ikë e është kthyer prapa ku nuk e ka parë më Diamantin e më nuk ka ditur asgjë”.

Ai ka treguar se lajmin tragjik e ka kuptuar në ora 4 të mëngjesit kur edhe ka shkuar Policia në shtëpi për t’i informuar.

“Gjatë tërë kësaj kohe kemi telefonuar e nuk kemi pasur përgjigje mirëpo kemi mbetur me shpresën që është në atë zonë e nuk i ka ndodhur asgjë”.

 

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...