Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, me ftesë të Presidencës Sllovake, ka marrë pjesë në mbledhjen joformale të ministrave për çështje evropiane, të organizuar në kuadër të Këshillit për çështje të përgjithshme të Bashkimit Evropian, i cili filloi sot në Bratislavë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga Sekretariati për çështje evropiane njoftojnë se në këtë takim ka marrë pjesë edhe komisari për zgjerim Johannes Hahn dhe të gjithë ministrat për çështje evropiane si dhe përfaqësuesit nga vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.
Kryesuesi në emër të presidencës Sllovake, Ivan Korçak, ka potencuar se zgjerimi mbetet në fokus të Bashkimit Evropian.


