Mbaron hemodializën dhe ia fut zjarrin repartit, dy paciente të vdekura në Tiranë

PUBLIKUAR

Dy paciente humbën jetën dhe dy të tjetër janë plagosur si pasojë e një zjarri të qëllimshëm në Repartin e Hemodializës në një spital privat, pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga veprimet paraprake në terren të grupit hetimor, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter C., 57 vjeç. Arsyeja mendohet se është një konflikt midis këtij shtetasi dhe shtetasit D. Saraçi, 47 vjeç.

Shtetasi Lefter C. pasi ka mbaruar dializën ka shkuar në dhomën e shtetasit D.Saraçi, ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe dyshohet të ketë spërkatur me benzinë atë dhe me pas i ka vënë zjarrin.

Me ndërhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin.

Shtetasi D.Saraçi ka qenë i shtruar dhe merrte mjekim dhe në të njëjtën dhomë me të ka qenë duke marrë mjekim dhe pacientja Sanie Sulaj, 55 vjeçe nga Mamurrasi dhe Hani Mali, po 55 vjeç, të cilat kanë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë, transmeton TCH.

Aktualisht shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit pranë Spitalit Ushtarak, kurse autori i dyshuar ndodhet i shtruar në një spital privat.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...