Sonte arrijnë trupat e pajetë të shqiptarëve të vrarë në Munih

PUBLIKUAR

Trupat e pajetë të dy të rinjve Dijamant Zabërgja dhe Armela Segashi, pritet të arrijnë sonte në aeroportin e Prishtinës, kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin, konsulli i përgjithshëm i ambasadës së Kosovës në Munih të Gjermanisë, Naser Idrizi.

Sipas tij, prindërit dhe motra e Dijamantit kanë ardhur në Kosovë, ndërsa familjarët e Armelës janë nisur për të ardhur në vendlindje.

“Kam kontaktuar me familjen Zabërgja dhe janë në Kosovë, Naimi me gruan dhe vajzën. Edhe familja Segashi janë në atje. Sonte vonë arrijnë trupat e pajetë, ndërsa nesër bëhet varrimi i tyre”, tha Idrizi për Telegrafin.

Ndërkaq, trupi i pajetë i Sabina Sulajt do të varroset në Shqipëri pasi nënën e ka nga Shqipëria.

“Albina Sulaj është nga Shqipëria. Ende nuk e dimë se si do të zhvillohen procedurat”, tha ai.

Ndryshe, Telegrafi merr vesh që trupat e pajetë të dy të rinjve arrijnë rreth orës 23:50, në aeroportin e Prishtinës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...

Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kjo është bërë...