Shikoni se si tigri tërheq zvarrë gruan në një park (Video, +18)

PUBLIKUAR

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur një grua del nga vetura e saj në një park të mbushur me kafshë të egra në Kinë, ku pas disa sekondave tërhiqet zvarrë nga një tigër.

Kjo ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur të shtunën në parkun Badaling Safari World në Pekin, që është i ndërtuar në njërën prej pjesëve më të frekuentuara të Kinës, transmeton Telegrafi.

Në këtë park, vizitorëve u lejohet të ngasin veturat nëpër park ku shëtit edhe tigri i Siberisë, edhe pse paraprakisht paralajmërohen se duhet të qëndrojnë brenda veturës me dritare të mbyllura.

Megjithatë, një grup të rinjsh kishin injoruar paralajmërimin sa i përket sigurisë, ku në video një grua shihet duke qëndruar jashtë veturës, veprim ky që i kushtoi shtrenjtë në momentin kur tigri e tërheq zvarrë nga prapa.

Raportohet se brenda veturës ishin katër persona dhe në momentin kur është ndalur vetura, një grua kishte dalë jashtë me ç’rast e pagoi me jetë, kurse personi tjetër që vrapon ta shpëtoj ka pësuar lëndime të rënda. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...

Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kjo është bërë...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje pas rastit të vrasjes...