Paul Pogba dhe agjenti i tij Mino Raiola assesi të merren vesh
Sipas asaj që raporton ‘Cadena Ser’, mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, dëshiron që të transferohet te Real Madridi, por agjenti i francezit, Mino Raiola, kërkon që ai të rikthehet te Manchester Unitedi.
Cadena Ser shkruan se agjenti i francezit, Mino Raiola, është duke punuar për ta përmbyllur marrëveshjen për kalimin e mesfushorit në Manchester United, por Pogba preferon të luajë nën urdhëratë e Zinedine Zidane.
Largimi i Pogbas nga Juventusi duke i pashmangshëm, derisa pritet të mësohet se cilën skuadër do të zgjedh, Realin apo Unitedin. /Express


