Jeremy Menez është dëmtuar në stërvitje me skuadrën dhe do të rikthehet në Itali
Lajmet e këqija nuk kanë të përfunduar për Menezin. Pasi qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë, Meneze u rikthye furishëm në pjesën e mbetur të sezonit që lamë pas. Ai e nisi furishëm paraezonin, për t’u përgatitur për edicionin e ri, por lëndimet nuk po e lënë rehat.
Milani përmes një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se lojtari tani vuan nga një dëmtim në pulpën e këmbës së djathtë.
“Milan bën të ditur se lojtari Jeremy Menez vuan nga një dëmtim në pulpën e këmbës së djathtë, që e pësoi në stërvitjen e sotme në Çikago. Ai do të rikthehet në Itali për të vazhduar me procesin e rikuperimit”, thuhet në komunikatën e Milanit. /Express/



