Ratifikimi i Demarkacionit, pas 3 gushtit

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës nuk do ta procedojë Marrëveshjen për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi për ratifikim në Kuvend, para datës 3 gusht, kur pritet të mbahet tryeza mes ekspertëve, deputetëve, shoqërisë civile rreth kësaj çështjeje.

Pavarësisht se javë më parë e kishte futur në agjendë për dërgim në Kuvend, pas kundërshtimeve të shumta, madje edhe nga partneri i koalicionit qeverisës PDK-ja, kryeministri Isa Mustafa kishte tërhequr nga rendi i ditës.

Ekzekutivi është i vendosur që ta dërgojë për ratifikim Marrëveshjen e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Por, njëherë ka vendosur ta presë mbajtjen e tryezës më 3 gusht, për t’i parë argumentet e njërës dhe palës tjetër e pastaj për ta proceduar në institucionin më të lartë ligjvënës për ratifikim.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, njëherësh ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili ka thënë se nuk e kanë caktuar ende ditën kur do ta procedojnë, por nuk beson para mbajtjes së tryezës për demarkacionin.

“Nuk ka ndonjë ditë të caktuar. Nuk besoj se do të ndodhë para tryezës së 3 gushtit”, ka thënë Abrashi. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Gjini: Aleanca s’e voton kandidatin Sejdiu për president

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka folur për qëndrimin e partisë së tij lidhur...

Shtyhet seanca ndaj Endrit Nikës, kërkon ndërrimin e përkthyesit

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Endrit Nika është shtyrë me kërkesë të vetë të...

Latifi: Mjetet publike s’janë të një partie politike, qytetari s’duhet të dënohet për mënyrën se si ka votuar

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi tha se pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje po i diskriminon...