Zyrtare: Ja ku do të luajë Taulant Xhaka sezonin e ardhshëm (Foto)

PUBLIKUAR

Taulant Xhaka nuk do të largohet nga Baseli

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, do te jetë pjesë e Baselit deri në vitin 2021. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zviceran, që kanë rinovuar kontratën me shqiptarin edhe për tre vite tjera.

Kontrata aktuale e Xhakës me Baselin skadonte në qershor të 2018’tës, por pas paraqitjeve të mira në kualifikime për Evropian dhe atyre në Euro 2016 me Shqipërinë, Basel vendosi që t’ia vazhdojë edhe për tre vite tjera.

“Taulant Xhaka ka nënshkruar të shtunën zgjatjen e kontratës me FC Bazel. Kontrata e tij, që përfundonte më 30 qershor 2018 është zgjatur për tre vite të tjera. Tashmë, marrëveshja e re Xhakës zgjat deri më 30 qershor të vitit 2021, me të drejtën e rinovimit për një tjetër vit”, shkruan Baseli në sajtin zyrtar. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...