Terry lavdëron shpirtin luftarak të Bluve

PUBLIKUAR

terry-lavd-euml-ron-shpirtin-luftarak-t-euml-bluve_hd

Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka lavdëruar skuadrën e tij pas fitores me rezultat 6-3 ndaj Evertonit, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Goodison Park.
Blutë kaluan në epërsi të hershme 2-0 me Evertonin që ngushtoi në 2-1 në fund të pjesës së parë. Por ndeshja u çmend në pjesën e dytë me gola nga të dyja anët dhe me rezultatin që lëvizi nga 3-1 në 3-2, pastaj 4-3 derisa Blutë shënuan edhe dy gola të tjerë në minutat e fundit.

“Ishte zhgënjyese të humbim avantazhin para pauzës mes pjesëve, por ne u zgjuam dhe kjo mbase na shërbeu mirë në pjesën e dytë. Ndoshta ne ishim shumë më të qetë para kësaj”.

“Mënyra se si ne vazhduar të reagojmë sot ishte e shkëlqyeshme dhe diçka që ne nuk e kishim vitin e kaluar, andaj kjo më ngazëllen më shumë se gjithçka tjetër”, ka thënë Terry për Sky Sports 1. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...