Në Idrizovë mohohet mësimi në gjuhën shqipe

PUBLIKUAR

Banorët e fshatit Idrizovë të Komunës Gazi Babë mundohen t’ia lehtësojnë punën ministrisë së Arsimit për ndërtimin e një shkolle fillore, ka njoftuar Alsat-M. Ata kanë siguruar një parcelë private për realizimin e kësaj nevojë të kamotshme. Nxënësit e këtij fshati nga klasa e gjashtë e deri në atë të nëntë janë të detyruar të udhëtojnë në një largësi deri në 20 kilometra për të ndjekur mësimin në gjuhën amtare shqipe nëpër shkollat tjera të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

E gjithë kjo ndodh sepse pas përfundimit të klasës së pestë atyre nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën amtare në shkollën fillore ‘Petar Petroviç Njegosh”, që e kanë në afërsi.

Për këtë problem banorët e kanë akuzuar kryetarin e komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, për të cilin thonë se ka ushtruar presion ndaj tyre për të mos kërkuar hapjen e paraleleve shqipe nga klasa e gjashtë e deri atë të nëntë në shkollën “Petar Petroviç Njegosh”.

Problemi me paralelet shqipe të Idrizovës assesi të merr fund edhe pse zgjidhje për këtë problem ishte premtuar që në vitin 2008, kur ministër i Arsimit ishte Pero Stojanovski.

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...

Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kjo është bërë...