Këshilltarët me nga dy-tri paga

PUBLIKUAR

k-euml-shilltar-euml-t-me-nga-dy-tri-paga_hd

Këshilltarët e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçi, pos që i marrin mijëra euro nga buxheti i qeverisë, shumë prej tyre punojnë edhe në institucione tjera publike, si në Universitetin e Prishtinës apo në institucione tjera.

Vetëm nga buxheti i Kryeministrisë, pa i llogaritur privilegjet tjera dhe institucionet tjera publike ku punojnë, këta nëntë këshilltarë të kryeministrit që e kanë deklaruar pasurinë, për një vit i kushtojnë qeverisë hiq më pak se 57 mijë e 580 euro.

Ja sa marrin paga veç e veç secili prej këshilltarëve të kryeministrit në ikje.

Këshilltari kryesor i Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, për një vit merr pagë hiq më pak se 15,246 euro. Ndërkaq, nuk e ka deklaruar se sa para merr nga Universiteti i Prishtinës, në pozitën e asistentit, të cilin siç e ka deklaruar në formularët e deklarimit të pasurisë e mban nga vitit 2005, raporton Gazeta Blic.

Për dallim nga Çollaku, këshilltari tjetër politik i kryeministrit, Blerim Latifi, në formularin e deklarimit të pasurisë ka thënë se i merr tri paga. Ai ka deklaruar se merr pagë vjetore nga Qeveria hiq më pak se 7 mijë euro në vjet. Ndërkaq, ai është i punësuar edhe në Universitetin e Prishtinës, nga i cili merr pagë hiq më pak se 4 mijë e 200 euro në muaj. Ai ka deklaruar se punon edhe në “Humanistika” në Ferizaj, nga ku merr 4 mijë e 500 euro në vjet.

Adri Nurellari, si këshilltar politik, merr pagë mujore prej 515 euro, që për një vjet i bie hiq më pak se 6180 euro në vit. Ai ka deklaruar si pagë mujore prej 200 eurosh shkrimet që i boton në një gazetë në Tiranë. Ndërkohë, ka deklaruar si të hyra edhe pensionet e prindërve.

Edhe këshilltarja tjetër politike, Dhurata Hoxha, merr rrogë vjetore nga qeveria prej 6 mijë e 924 eurove. Ajo ka deklaruar se punon edhe në AUK dhe në një tjetër universitet, nga të cilët merr pagë 3 mijë euro në vjet, gjegjësisht 1500.

Këshilltarja tjetër, Mrika Kotorri, ka deklaruar pagë vjetore nga qeveria e Kosovës 3 mijë euro. Ndërkaq, ajo mban edhe pozitën e ligjërueses në dy universitete, në atë të Prishtinës ku i merr 12 mijë euro pagë vjetore, dhe në Universitetin Amerikan ku p oashtu i merr 12 mijë euro pagë vjetore.

Ismail Syla, si këshilltari tjetër i kryeministrit të Kosovës, merr rrogë vjetore nga qeveria 6 mijë e 204 euro. Pos që paguhet si këshilltar, ai mbi 5 mijë euro në vjet ka të hyra nga PDK-ja.

Për dallim nga këshilltarët politikë, shefi i kabinetit të kryeministrit, Abelrad Tahiri, ka deklaruar se ka vetëm një pagë dhe atë nga Qeveria. Ai ka deklaruar se pagën vjetore e ka 6 mijë e 840 euro.

Këshilltarit tjetër, Fadil Hysës, edhe pse i figuron emri si këshilltar, ai nuk e ka deklaruar pasurinë tek pjesa ku e kane të deklaruar këshilltarët tjerë. Megjithatë, edhe rroga e tij mujore duhet të sillet mbi 500 euro, që për një vjet i bie mbi 6 mijë euro (punon po ashtu në UP).

Këshilltar në zyrën e kryeministrit është edhe Faik Fazliu. Ai në formularin e deklarimit të pasurisë ka deklaruar si të hyra nga qeveria 515 euro në muaj, që për një vjet i bie të marrë 6180 dhe 300 të tjera si pension invalidor. /Gazeta Blic/

SHIKO MË SHUMË

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...

“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani pas vizitës në dy kompani vendore në Istog

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka lavdëruar punën e dy kompanive vendore...