Elseid Hysaj ka arritur marrëveshje me Napolin për rinovimin e kontratës
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka arritur marrëveshje me Napolin për rinovimin e kontratës dhe pritet të nënshkruajë në ditët e ardhshme.
Me kontratën e re 22 vjeçari do të fitojë 1.5 milionë euro në sezon, trefish më shumë se rroga paraprake.
Përveç kontratës, Napoli ka menduar edhe për diçka tjetër, shkruan ‘Calcioneës24’. Skuadra nga San Paolo ka vendosur një klauzolë për shqiptarin. Të gjitha skuadrat që duan shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares, duhet të derdhin plot 25 milionë euro në arkat e Napolit. /Express/


