Erdogan mban fjalim pas faljes së xhumasë: Vetëm Allahut i përulemi!

PUBLIKUAR

Pas përfundimit të namazit të xhumasë së parë pas tentativës së organizatës FETÖ për grusht shteti, Presidenti i Turqisë Erdoğan ka mbajtur një fjalim për të pranishmit në xhaminë Millet e cila ndodhet në kompleksin presidencial në Ankara, raporton AA, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur për të pranishmit pas faljes së namazit të xhumasë ka thënë: “Keni ndaluar këtë fuqi teknologjike dhe ata të cilët dërguan tanket, helikopterët dhe avionët mbi ju”.

Pas përfundimit të namazit të xhumasë së parë pas tentativës së organizatës FETÖ për grusht shteti, Presidenti i Turqisë Erdoğan ka mbajtur një fjalim për të pranishmit në xhaminë Millet e cila ndodhet në kompleksin presidencial në Ankara, raporton AA, transmeton lajmi.net.

“Siç e dini 15 korriku ishte koha kur disa tradhtarë nën petkun e ushtarëve sulmuan në mënyrë barbare dhe terroriste popullin. Që nga ajo ditë ka kaluar një javë. Un ju bëra një thirrje nga Marmarisi, dilni në rrugë. Të dalim të gjithë së bashku ju thash dhe ju mbushët sheshet dhe rrugët. Ata dërguan tanke, avionë, helikopterë dhe të gjithë teknologjinë, por ju i mposhtët ata me zemrat e mbushura me besim.” tha Erdoğan dhe më pas shtoi: “Duhet të jemi një, të gjallë, vëllezër, dhe të gjithë së bashku një Turqi.”

“Vetëm Allahut në ruku i përulemi”.

Ndërkohë pas thirrjeve dhe brohoritjeve të qytetarëve “Rri drejt dhe mos u përkul” Erdoğan tha:

“Mos kini merak. Ne vetëm Allahut në ruku i përulemi në prani të tij. Ne nuk bëjmë robëri robit. Ata të cilët bëjnë robëri robërve ende në Pensilvania vazhdojnë të ofendojnë popullin pa u turpëruar dhe ju ardhur keq. Shikoni se sa pa nivel është ai njeri (Fethullah Gulen). Populli i dha një përgjigje të mirë këtij të pa ndrequrit, të pa turpshmit, këtyre personave pa nivel, me qëndrimin e tyre të palëkundur.” /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...