Asnjë person i arrestuar lidhur me sulmin ndaj ministrit Hyseni

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me sulmin me ngjyrë që iu bë ministrit Skënder Hyseni nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Policia e Kosovës rreth orës 10:23 ka pranuar informacion se sot (22.07.2016) në rrugën “Agim Ramadani” prapa objektit të Komunës së Prishtinës, nga persona të dyshuar është sulmuar/gjuajtur me shishe me ngjyra të ndryshme vetura në të cilën gjendej ministri i Punëve të Brendshme.
Si pasojë e gjuajtjeve me ngjyrë ndaj veturës e cila ishte në lëvizje, personat e dyshuar ia kanë rrezikuar jetën drejtpërdrejt ministrit Hyseni si dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik, pasi që nga pamundësia e pamjes për të drejtuar automjetin nga ngjyra e hedhur në parafrango, vetura në fjalë është aksidentuar me dy vetura civile, të cilat gjendeshin në atë lokacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej është thënë se lidhur me rastin ‘sulm ndaj personit zyrtar, dëmtim apo asgjësim i pronës së luajtshme’ të gjitha njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore për hetimin dhe trajtimin e rastit në tërësi, duke përfshirë edhe hetimin ndaj personave të dyshuar të përfshirë në këtë rast

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...