Grabitësit në Shillovë të Gjilanit janë serbë

PUBLIKUAR

Në Klan Kosova, në emisionin Ora e Fundit u raportua nga Gjilani, rreth asaj që ndodhi më pikën e karburanteve në Shillovë, ku si pasojë e rezistencës së punëtorëve, tre persona mbetën të lënduar, e njëri nga grabitësit u arrestua.

‘’Gjatë kryerjes së kësaj grabitje, kanë qenë dy persona të involvuar. Është përdorur një armë zjarri gjysmë automatike. Falë disa qytetarëve me të parë ngjarjen, kanë arritur që gjatë përleshjes të largojnë armën. Policia ka arritur të kap një person të dyshuar. Por, tjetri të largohet me motoçikletë. Ky i fundit është kërkuar por që kemi arrit të gjejmë vetëm motoçikletën. Pas këtij procesi, policia ka arritur të bastis dy shtëpi. Pushka e përdorur është konfiskuar dhe një person me kombësi serbe është ndaluar, ndërsa edhe personi i dytë është me kombësi serbe poashtu. Personi që është arratisur ka arritur të marr një shumë të caktuar të hollash, përshkak të hetimeve nuk mund të tregojmë shifrën e saj”, ka thënë ai. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...