Me oraret e ngjeshura të punës së tyre pa dyshim se do të donin të kalonin sa më shumë kohë së bashku kur iu jepet mundësia për kohë të lirë.
Dhe pikërisht këtë po e bëjnë për disa ditë me radhë Irina Shayk dhe Bradley Cooper. Ata tash e një kohë janë në lidhje kurse kohët e fundit ata janë parë në brigjet e lumit Garda në Itali, duke shijuar pushimet e verës, transmeton ORAinfo.
E kësaj here pa dyshim se më në vëmendje do të jetë bukuroshja nga Rusia. Mbrëmë kishte bërë bujë me bikini që mezi i mbulonin pjesët intime, kurse sot e ka zhvendosur vëmendjen pak më lartë.
Në sytjenat që dukeshin sikur të jenë numër i papërshtatshëm për të, përsëri 30 vjecja e ka menaxhuar që t’ia dalë për mrekulli. /ORAinfo/



