Kjo video e publikuar nga policia e San Diegos tregon momentin kur dy banda në SHBA lajnë hesapet.
Videoja shokuse ka kapur momentin kur dy burra aziatik e kanë kapur viktimën duke ia drejtuar armen në qafën e tij. Rasti ka ndodhur në Golden King Cafe, më 5 dhjetor 2014.
41-vjeçari u vra jashtë një kafeneje dy vjet më parë, shkruan Daily Mail.
Duke qenë se policia nuk ka gjetur ende autorin, ka publikuar videon për të kërkuar ndihmë për identifikimin e vrasësit./GazetaExpress/
`


