Ligji për gjendjen e jashtëzakonshme, në bazë të cilit presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shpalli të mërkurën gjendjen e jashtëzakonshme për tre muajt e ardhshëm, është në fuqi që nga viti 1983, kurse një prej dispozitave më të rëndësishme të tij, është se lejon sundimin e dekreteve presidenciale, raportojnë mediat turke.
Ky ligj parasheh që gjendja e jashtëzakonshme në Turqi të shpallet në rast të fatkeqësive natyrore, epidemive, krizave ekonomike dhe në “rast të çrregullimit serioz të rendit publik, sepse së pari, shenjat serioze të veprimit të dhunshëm, qëllimi i të cilëve është prishja e rëndit të lirë demokratik të vendosur nga Kushtetuta, ose të drejtat dhe liritë themelore, dhe së dyti, në rast të incidenteve të dhunshme”, transmeton Telegrafi.
Sipas këtij Ligji, Këshilli i ministrave, duke marrë parasysh mendimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në një takim të kryesuar nga Presidenti i Republikës, shpall gjendjen e jashtëzakonshme në një pjesë të territorit, ose në gjithë vendin për një periudhë jo më shumë së gjashtë muaj.


