Mustafa: AAK inicoi Rezolutën për caktim të kufijve sipas Kushtetutës së vitit 1974

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se me sponzorizim të AAK-së, Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë Rezolutë për caktimin e kufijve në bazë të Kushtetutës së vitit 1974.

Kryeministri ka cituar atë Kushtetutë, ku sipas tij, Kosova ka sipërfaqe 10908 kilometra katror dhe Komuna e Pejës 603 kilometra katror, aq sa ka edhe sot.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Me sponzorizim të AAK-së, Kuvendi ka nxjerrë Rezolutë për caktimin e kufijve në bazë të Kushtetutës së vitit 1974.

Shpresoj se deputetët e AAK-së do ta kenë lexuar Kushtetutën e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, e cila në Pjesën e parë, Dispozitat e Përgjithshme, neni 3 thotë si vijon: “Territorin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës e përbëjnë territoret e komunave të tanishme”…. Pra rezulton qartë se ajo që neve kemi trashëguar sipas kësaj Kushtetute si territor të Kosovës ka qenë territori i 22 komunave, sa kishte atëherë Kosova. Në qoftë se mblidhet territori me numra të rrumbullakuar, sipas Vjetarit statistikor 1980, fq.440 rezulton se spërfaqja ishte 10908 km katror, kurse Komuna e Pejës kishte 603 km katror, sa ka edhe sot.

Si Kryeministër i Vendit dhe si Kryetar i LDK-së do të bëjë çdo gjë që të komunikoj me qytetarët e mi dhe të sqaroj çdo të dhënë me të cilën disponoj, jo vetëm si bartës i këtyre pozitave por edhe si profesor dhe akademik, për të mos lënë hapësirë që Kosova të humb asnjë metër katror nga ajo që me Deklaratën e Pavarësisë jemi zotuar për territorin e Republikës së Kosovës. IM” (sic), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...