Murati kundër shkrirjes së Ministrisë së Diasporës në Ministrinë e Jashtme ( Video)

PUBLIKUAR

Ministri i Diasporës Valon Murati, në emisionin ‘Info Box’ të RTV Dukagjini, e ka kundërshtuar fuqishëm mundësinë e shuarjes së dikasterit që ai udhëheq, ashtu siç është përfolur se do ta prekte riformatimi i qeverisë, përkatësisht zvogëlimi i numrit të ministrive.

Madje, Murati vlerëson se kjo ministri duhet të funksionojë për së paku edhe 8 apo 12 vjet.

Ministri Murati, po ashtu foli edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, që tha se nuk do ta votojnë si të tillë, por që pas gjithë këtyre dilemave, sipas tij kjo çështje duhet të zgjidhet në Gjykatën e Arbitrazhit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...