Hoxhaj: Kosova e interesuar të përfitojë nga ekspertiza e Këshillit të Evropës

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Isabelle Gallucci.

Hoxhaj ka vlerësuar lartë qasjen konstruktive që zyra e KiE-së në Prishtinë ka luajtur në realizimin e projekteve dhe asistencën e rëndësishme që i ka ofruar Kosovës.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj është shprehur se “Kosova është e interesuar të zhvillojë marrëdhëniet dhe të përfitojë nga ekspertiza e Këshillit të Evropës me qëllim përmirësimin e qeverisjes dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë”.

Ministri Hoxhaj dhe Gallcuci çështje me prioritet i kanë vlerësuar projektet e KiE-së me theks në programin më të fundit të njohur si “Lehtësimi Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

Ky program mundëson që Kosova të përfitojë në ngritjen e kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit, rritjen e efikasitetit të gjykatave dhe përmirësimin e gjendjes së burgjeve në kuadër të  mekanizmit monitorues për parandalimin e torturës si dhe rritjen e cilësisë së edukimit dhe përfshirjen e komunitetit RAE në edukim.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...