Vdes në ushtrime ushtari 26 vjeçar, do të martohej këtë fund vit (Foto)

PUBLIKUAR

Një ushtar, i cili pritej të martohej në fund të këtij viti, ka vdekur gjatë një ushtrimi ushtarak në Brecon Beacons, në jug të Uellsit, në ditën më të nxehtë të këtij viti.

Joshua Hoole, i cili ishte në regjimentin e pushkatarëve, u përball me probleme shendëtësore në kodrat e Uellsit për shkak të temperaturave të larta të cilat arritën në 25C dje në mëngjes, shkruan Mail, përcjell Express.

Tetari, i cili vinte nga baza ushtarake në Catterick, North Yorkshire, po merrte pjesë në një ushtrim para se të niste përpjekjen e tij për t’u bërë rreshter.

Hoole, vinte nga Eccelefechan, afër Lockerbie, Skoci, ka shërbyer për dy vite në Afganistan dhe pritej ta martohej me të dashurën e tij Rachael McKie, më vonë këtë vit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...