WikiLeaks publikon e-mailin e parë, ku lidhet Kosova me partinë e Erdoganit (Foto)

PUBLIKUAR

Wikileaks ka filluar të publikoj e-mail në lidhje me partinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në një prej e-mail të parë të publikuar, të cilat janë shkëmbyer mes anëtarëve të partisë Adalet ve Kalkavan Partisi (Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim) përmendet edhe Kosova.

Në fakt, anëtarët e saj tërheqin një paralele mes krizës së atëbotë Gjeorgjisë dhe Kosovës.

Me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, presidenti rus, Vladimir Putin kishte pohuar se do të hakmerrej keq ndaj shteteve Perëndimore dhe se kjo ka filluar me shtetin gjeorgjian, transmeton Telegrafi.

“Për histori dhe stori të gjatë nuk kemi nevojë. Të gjithëve na kujtohen lajmet e mira dhe të këqija për Kosovën, të cilat kanë bërë që të zemërojnë Rusinë dhe të fut në kthetrat e veta Gjeorgjinë. Putin me rastin e pavarësisë së Kosovës, kishte kërcënuar shtetet perëndimore se këtë nuk do t’ia lë ‘pa iu hakmarrë’. Ndërsa presidenti gjeorgjian, Mikhail Saakashvili kishte thënë me këtë rast se Putin është zgjuar të luaj lojë.
Rezultati: Perëndimi me këtë rast ishte në një vijë me shtetin e Kinës, dhe kështu Rusia morri një goditje të fuqishme dhe u largua prej këtij vendi. Faturën e dështimit në Gjeorgji, Putin ka filluar ta nxjerr në Krime (Ukrainë)”, shkruan në një prej email të AKP-së.

Kujtojmë se një javë më parë dështoi përpjekja e ushtrisë për grusht shtet në Turqi, e cila ka bërë që presidenti Recep Tayyip Erdogan të merr një sulm ndaj organizatorëve të puçit duke i arrestuar dhe burgosur. /Telegrafi/

kosova

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...