E pabesueshme! Me simbolet kuqezi serbët kundër UEFA-s shkaku i Kosovës (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Tifozët e Crvena Zvezdës, Delije, kanë vazhduar luftën e tyre kundër UEFA-s, e cila ka filluar që prej pranimit të Kosovës në këtë organizatë evropiane të futbollit.

Kjo mund të shihet në ndeshjen e parë që skuadra serbe e zhvilloi në kuadër një miqësoreje kundër grekëve të Olympiacosit.

Tifozët kishin organizuar një koreografi teksa shihet një sfond i kuq ndërsa shkronjat e shkrimit UEFA ishin me ngjyrë të zezë, transmeton Telegrafi.

Por, në mes të saja ishte edhe një lloj çatie, e cila më vonë u morr vesh se bënte fjalë për një kryq, i cili simbolizonte thyerjen e një të tillë në Kosovë gjatë trazirave të marsit të vitit 2004

Simbolika është e qartë, foto përcjell edhe mesazhin e tifozëve, që sipas tyre, “UEFA mbështet terrorizmin”.

Tifo grupi serb, Delije, shihet se nuk e kanë ndërmend të heqin dorë prej luftës së tyre kundër UEFA-s, por shtrohet pyetja nëse ndëshkohet skuadra serbe. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...