Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se heroi i pucit të dështuar të shtetit në Turqi është vet populli turk, që e mbrojti shtetin, ndërsa ka falënderuar zyrtarët kosovarë që u qëndruan afër gjatë asaj kohe.
“Të shtunën, u mbajt një seancë e jashtëzakonshme në Parlament, duke lëshuar një deklaratë të përbashkët që e dënuan një këtë puç, për të treguar se ekziston edhe heroi i tretë, ato janë mediat. Sepse dëshironin të transmetonin të gjitha mesazhet e tyre, duke filluar nga televizioni shtetëror turk. Por kjo nuk ishte e tëra, ata bastisën edhe mediat private sikur CNN turk, por mediat me të vërtet luajtën një rol të rëndësishëm. Isha e frikësuar sepse të drejtat tona qytetare dhe demokracia po rrezikoheshin. Por ndiheshim të sigurt sepse askush nuk mund të jetë mbi demokracinë. E di që ka shumë raportime për këtë çështje, të gjithë duhet ta dijnë se prapa këtij puci qëndron një fraksion i vogël i forcave ushtarake të Turqisë,janë aty por kemi dëshmi që Gulen është përgjegjës, ata janë munduar ta bëjnë këtë grushtet. Ata filluan zjarr kundër popullit të tyre, ata bombarduan vendin e tyre”.
Amabasadorja Kiliç ka kërkuar që Gulen të ekstradohet në Turqi për t’u përballur me drejtësinë. Ajo më tutje ka mohuar kategorikisht dhe i ka quajtur të pamatura deklaratat e zyrtarëve të ndryshëm që pretendojnë se puci i shtetit ishte përgatitur me kujdes kohë më parë, njofton Klan Kosova. “Qeveria jonë e ka thënë dhe e ka shpalosur fytyrën e vërtetë të kësaj organizate dhe kjo është dëshmia e fundit për ta. Ai pritej ta thoshte atë. Gulen duhet të vijë dhe ta mbrojë vetën në Turqi, nëse nuk është udhëheqës i këtij puçi. Ne jemi shumë të frustruar nga këto komente të shfrenuara. Këto janë gjëra shumë serioze, nga puçi ka viktima, ka njerëz të pafajshëm që kanë vdekur. Si mund të thoni që ky është një komplot? Duhet t’i pyesni ata. Grusht-shteti u tentua për plot shtatë herë. Mesazhi ynë është i qartë për të gjithë terroristët dhe komplotuesit që këta janë ata që duan ta dëmtojnë qeverinë dhe demokracinë tonë. Duan ta rrëzojnë qeverinë dhe presidentin tonë demokratik. Populli turk e mbështetin demokracinë dhe qeverisjen tonë në mënyrë demokratike. Ata që kanë gisht në këtë komplot do të ndëshkohen me dënimin e merituar. Shifrat po luajnë por ka shumë njerëz që janë suspenduar nga puna, janë arrestuar për dyshime se kanë të bëjnë me komplotin. Ushtarët do të ndëshkohen në përputhje me ligjin. Turqia është vend demokratik që udhëhiqet nën sundimin e ligjit, askush nuk e vë në dyshim që këta njerëz do të shpëtojnë nga kjo gjë”. /klankosova.tv


