Kjo ishte porosia e terroristit në Gjermani, para se të plagoste me sëpatë 20 persona (Video)

PUBLIKUAR

Është publikuar edhe videoja e të riut që kreu sulmin në një tren në Gjermani dukë lënë mbi 20 persona të plagosur.

Në video, i riu që nga ISIS është emëruar si Muhammad Riyad dhe i cili mban një thikë në dorë u drejtohet ashpër të gjithë pabesimtarëve, shkruan TheMirror.

“O qafir, koha juaj ka kaluar kur ju keni ardhur në tokat tona dhe keni vrarë burrat, gratë e fëmijët tonë. Dhe krerët tuaj kanë heshtur për këto masakra. Kjo kohë ka shkuar më. Tash Shteti Islamik është shpërndarë në Irak, Al-Sham, Khorosan, Libya dhe Yemen dhe me emrin e Allahut Kalifati do të arrijë edhe tek ju”, tha ai.

Ai tutje thotë se pabesimtarët do të masakrohen në oborrin e tyre dhe në shtëpitë e tyre do të qëndrjnë anëtarët e ISIS për t’ua thyer atyre rregullat dhe ta marrin kontrollin mbi tokat e tyre, transmeton lajmi.net.

“Ne do ju ndjekim juve në secilin fshat, secilin qytet dhe kudo në aeroport, me emrin e Allahut”, thotë ai në video, e cila është filmuar para se terroristi ta kryente sulmin. Ky i fundit mbeti i vrarë nga policia gjermane në tentim për të ikur nga vendngjarja.

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...